Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 20:20
Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dy ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, (kryesisht ditën e mërkurë), ndërsa në viset malore shi me borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten të mira si rezultat i insolacionit dhe reshjeve të parashikuara.

(Kosova Sot Online)