Rruga e senatorëve, nga Serbia ku e takuan Vuçiqin, paralajmërojnë se do të vijnë në Kosovë

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 20:38
Rruga e senatorëve, nga Serbia ku e takuan Vuçiqin, paralajmërojnë se do të vijnë në Kosovë

Pas vizitës në Serbi, senatorët Chris Murphy e Tom Thillis si dhe senatorja Jeanne Shaheen do të vizitojnë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Murphy tregoi se vizitat kanë të bëjnë me forcimin e marrëdhënieve në rajone të brishta dhe forcimin e marrëdhënieve të këtyre vendeve me SHBA-në.

“Ndërsa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e afërta më të brishta”, shkruan Murphy.  

“Unë jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje këtë javë me Senatoren Jeanne Shaheen dhe Senatorin Thom Tillis  për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për të minuar paqen”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)