Arrestohet dhe më pas lirohet edhe një person për vrasjen 40-vjeçarit në Klinë

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 10:12
Arrestohet dhe më pas lirohet edhe një person për vrasjen 40-vjeçarit në Klinë

Policia e Kosovës ka prangosur edhe një të dyshuar për vrasjen e M.A., të ndodhur më 15 prill në Zllakuqan të Klinës. I cili më pas me vendim të prokurorit është liruar.

Policia thotë se të i dyshuari është sekuestruar një pushkë automatike me 9 fishekë dhe 9 gëzhoja, e cila armë dyshohet se ishte përdorë në rast.

Njoftimi i plotë:

VRASJE E RËNDË /Klinë, 15.04.2022-18:22.Lidhur me rastin me datë 19.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është sekuestruar një pushkë automatike  me 9 fishekë dhe 9 gëzhoja, e cila armë dyshohet se ishte përdorë në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë  të rregullt.

(Kosova Sot Online)