4 të arrestuar në operacionin e antidrogës në Mitrovicë, dyshohet se erdhi nga Shqipëria

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 10:27
4 të arrestuar në operacionin e antidrogës në Mitrovicë, dyshohet se erdhi nga Shqipëria

Katër persona janë prangosur në operacionin e antidrogës sot në Mitrovicën e Jugut.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë si dhe dyshohet se droga erdhi nga Shqipëria, thonë burimet e  Express brenda Policisë së Kosovës.

Dyshohet se droga është sjellë me automjete nga Shqipëria, ku edhe një pjesë e drogës është gjetur në këto automjete, ndërsa pjesa tjetër është gjetur në një objekt në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)