Skandali i Liburn Aliut, nënshkruan marrëveshje me kolegjin privat ku ligjëronte

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 14:09
Skandali i Liburn Aliut, nënshkruan marrëveshje me kolegjin privat ku ligjëronte

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se me Kolegjin “UBT”, ka nënshkruar marrëveshjen që përcakton kornizat e bashkëpunimit institucional në fushat e interesit të përbashkët, në pajtim me kompetencat ligjore, për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, hulumtime shkencore, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale, konferencave dhe simpoziumeve shkencore, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojave e tregut të punës, si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore.

Aliu thotë se kjo qasje do të kontribuojë që planifikimi dhe orientimi strategjik, si dhe të gjitha vendimet që merren, të kenë bazë shkencore dhe në këtë mënyrë universitetet tona të japin kontributin e tyre në procese të rëndësishme.

(Kosova Sot Online)