Arrestohet në Ferizaj personi i dyshuar për vjedhjen e veturës Golf VII

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 14:35
Arrestohet në Ferizaj personi i dyshuar për vjedhjen e veturës Golf VII

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me 4 prill kishte pranuar një informacion nga personi me inicialet G.S (M/K) i moshës 38 vjeçar se në rrugën ‘’Salih Çeku’’ në Ferizaj i ishte vjedhur automjeti i tij VW Golf VII me targa vendore.

Në lidhje me këtë, policia dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast më pas janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto-krimeve.

“Pas një pune intensive hetimore të hetuesve rajonal,  grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 20.04.2022 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të automjetit me datën 04.04.2022”, njofton policia.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore .

(Kosova Sot Online)