Belgjika kërkon 8 vite burg për nipin e deputetit shqiptar

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 20:29
Belgjika kërkon 8 vite burg për nipin e deputetit shqiptar

8 vite burg ka kërkuar Prokuroria belge për çështjen e Ramazan Rrajas, nipit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Rraja së bashku me kushëririn e tij, Fioralb Rraja dhe një letonez akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, e cila sipas mediave belge lundronte në luks dhe në para.

Sipas dosjes së prokurorisë belge theksohet se banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Evropën Perëndimore si dhe në Turqi  e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kishte filluar pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që shkojnë deri në 11 milionë euro. “Vetëm kini kujdes nëse mendoni se do të hani perime të shëndetshme prej tyre”, u shpreh prokurori duke iu referuar restoranteve të bandës së drogës.

(Kosova Sot Online)