Tre senatorët amerikanë në Kosovë, Kurti do të presë në takim

  • G.G /
  • 21 April 2022 - 12:02
Tre senatorët amerikanë në Kosovë, Kurti do të presë në takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis.

Takimi do të zhvillohet në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe do të nisë nga ora 16:05.

Senatorët amerikanë veçse kanë arritur në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Ata janë pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ata ishin në një vizitë edhe në Beograd dhe Sarajevë dy ditët e shkuara.

Gjatë një konference për media në Beograd, senatorët amerikanë pas takimit të tyre me presidentin serb Aleksandar Vuçiq janë pyetur edhe për marrëveshjet Kosovë-Serbi.

Në këtë konferencë është folur edhe për Kosovën, ku senatori Murphy tregoi se këtë javë do ta vizitojnë së bashku me Tillis dhe Shaheen, e ku do të bëjnë presion ndaj Qeverisë së Kosovës që të mbajë premtimet e saj për marrëveshjet.

(Kosova Sot Online)