![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i burgjeve
![Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i burgjeve](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/21/auto_burgu-dubraves-650x358-1-600x3601650536603.jpg)
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, i ka kërkuar dje Ministres Albulena Haxhiut, që ta lirojë nga kjo pozitë.
Sipas njoftimit të SHKK’së, arsyet kanë qenë personale. Haxhiu e ka aprovuar këtë kërkesë, derisa thuhet se e ka falenderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritashëm.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se dje Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, z. Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga Detyra e Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues. Mbas kësaj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. E në anën tjetër edhe z. Gashi, ka falënderuar Ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)