Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 12:33
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

Një mjeke e Klinikës së Oftamologjisë në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) është sulmuar nga qentë endacakë mëngjesin e sotëm.

Rasti ka ndodhur në oborrin e QKUK-së, ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, në një deklarim për Paparacin.

Ai ka thënë se oftamologia ka pranuar trajtim në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Syla ka thënë se mjekja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është liruar për në shtëpi.

“Një mjeke është sulmuar nga qentë endacakë sot në mëngjes”, tha Syla. “Gjendja shëndetësore e saj është e mirë”.

Sipas Sylës, edhe një mjeke e Klinikës Kardiokirurgjisë është sulmuar nga qentë endacakë një ditë më parë

(Kosova Sot Online)