Von Crammon nuk e kursen Kurtin: Qeveria nuk e ka prioritet dialogun

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 13:21
Von Crammon nuk e kursen Kurtin: Qeveria nuk e ka prioritet dialogun

Raportuesja e Parlamentit Europian gjatë një debati në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme rreth drafteve të raporteve për Kosovën dhe Serbinë, ka thënë troç se Qeveria aktuale në Kosovë, nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë.

“Fatkeqësisht, pavarësisht energjisë së re me emërimin e emisarit të BE’së për dialog, më dëshpërim  mësoj se dialogu i lehtësuar nga BE me Serbinë, që mbetet parakusht për integrimin e Kosovës në BE, nuk është prioritet për Qeverinë aktuale” ka thënë Von Crammon.

Ajo ka shtuar se dialogu duhet të shndërrohet në prioritet dhe Kosova duhet të përfitojë nga momentumi i ri i bashkëpunimit SHBA-BE.

“Dialogu duhet të bëhet prioritet politik dhe nuk duam që Kosova të shihet nga partnerët e saj kyç ndërkombëtarë, si një palë më pak konstruktive në dialog. Në vend të kësaj duam ta shohim Kosovën të bëjë hap të mëtejmë në konkretizimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë, targat e veturave dhe personat e pagjetur . Tutje Kosova duhet të shfrytëzojë dritaren e re mundësive me aleratët e saj derisa ka një bashkëpunim të plotë transatlantik për dialogun” ka thënë raportuesja.

(Kosova Sot Online)