Presidenti i këtij shteti viziton sot Kosovën

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 08:28
Presidenti i këtij shteti viziton sot Kosovën

Presidenti i Letonisë, Eglis Levits, do ta vizitojë sot Kosovën, me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani.

Ai do të pritet me ceremonitë më të larta shtetërore.

Rusia flet me shqetësim për ambiciet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO…

“Me ftesë të Presidentes Osmani, Presidenti i Letonisë në vizitë zyrtare në Kosovë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (22 prill 2022), pret për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits. Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Levits me ceremonitë më të larta shtetërore”, ka njoftuar Presidenca.

Levits do të takohet me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufcën në mesditë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Eglis Levits”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)