Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 09:16
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 434.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.992 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.042 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)