E mitura bëhet nënë në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 09:45
E mitura bëhet nënë në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet

Një e mitur ka lindur fëmijë dje në Spitalin e Pejës.

Policia e ka intervistuar bashkëjetuesin e saj.

Më pas kanë nisur hetimet për rastin.

“Pejë, 21.04.2022 – 09:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, e mitur, ka lindur një foshnje në spital. I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe sipas tij është duke bashkëjetuar me viktimën. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)