Për herë të parë nga fillimi i pandemisë, në Infektivë s’ka asnjë pacient me Covid-19

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 10:08
Për herë të parë nga fillimi i pandemisë, në Infektivë s’ka asnjë pacient me Covid-19

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës nuk është i shtrirë asnjë pacientë i konfirmuar pozitiv me Coronavirus.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga SHSKUK-ja.

Kështu, Infektiva ka filluar që të ofrojë shërbime për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.

Ndërkaq në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive nuk ka pacientë të konfirmuar me Covid-19

Për herë të parë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me Covid-19.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me Covid-19.

Sa i përket pacientëve post-Covid-19, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.

Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me Covid-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.

(Kosova Sot Online)