Shoku e fshehu në bunkerin në Institut, ky është 36-vjeçari që vdiq nga mbidoza

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 10:58
Shoku e fshehu në bunkerin në Institut, ky është 36-vjeçari që vdiq nga mbidoza

Ky është Ilir Marku, 36-vjeçari i cili u gjet i pajetë brenda një bunkeri në afërsi të Universitetit Bujqësor në Institut.

I riu mësohet se ishte përdorues heroine dhe ka humbur jetën nga mbidoza e drogës.

Ilir Marku ishte nën shoqërinë e mikut të tij, Mariglen Isufi, duke konsumuar lëndë narkotike në një lëndinë me bar pranë Universitetit Bujqësor më 17 prill.

Nga mbidoza, Ilir Marku ka humbur ndjenjat. Ndërsa shoku i tij, i trembur, e ka braktisur 36-vjeçarin dhe është larguar për në banesë.

Mëngjesin e ditës tjetër, Mariglen Isufi shkuar sërish tek vendi ku po konsumonte lëndë narkotike me shokun e tij dhe e ka gjetur të vdekur.

29-vjeçari e tërhoqi zvarrë trupin e pajetë të Ilir Markut për 10 apo 15 metra dhe e ka futur në brendësi të bunkerit, duke e mbuluar me kartonë.

(Kosova Sot Online)