Ish-kryediplomatja e Kosovës: Dialogu të udhëhiqet nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 11:05
Ish-kryediplomatja e Kosovës: Dialogu të udhëhiqet nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dhënë idenë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të udhëhiqet nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar dhe me mbështetje nga Bashkimi Europian.

Ajo tha se emrat që u përfolën për pozitën e emisarit nuk janë të duhurit meqë ishin të përfshirë në idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar te lajmet që dolën se presidenti slloven Borut Pahor do të zëvendësojë emisarin aktual, Miroslav Lajçak.

“Disa emra të rinj për u përfolën për poston e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi janë përfshirë në mënyrë aktive në lobimin për idenë e shkëmbimit të territorit gjatë viteve 2018/2019. Dialogu ka nevojë për një mandat të ri nën udhëheqjen e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar (mbështetur nga BE), me synime, parime dhe afate kohore të qarta”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Presidenca sllovene ka mohuar se Pahor ka synime për postin e ndërmjetësit, duke thënë se lajmet që u raportuan ishin të rreme.

(Kosova Sot Online)