Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim për vjedhje

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 20:38
Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim për vjedhje

L.B, 19-vjeçar është arrestuar sot rreth orës 16:00 në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 19 vjeçari ishte në kërkim për veprën penale ‘Vjedhje’, ku ishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim.

Polica të njêjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës.

(Kosova Sot Online)