Kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin e lëkundjeve të Tokës në një kishë në Dubrovnik

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 08:22
Kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin e lëkundjeve të Tokës në një kishë në Dubrovnik

Kamerat e sigurisë në kishën e Shën Mihajlo kanë regjistruar momentin e lëkundjeve të fuqishme të Tokës në zonën e Dubrovnikut

Ky incizim u botua nga një portal i Dubrovnikut, e ku fillimisht dëgjohet një ulërimë e fortë dhe gjëmim dhe objektet që ranë në tokë gjatë tërmetit.

Shërbimi sizmologjik në Departamentin e Gjeofizikës së Fakultetit të Shkencave njoftoi se tërmeti me një magnitudë 6.1  ka ndodhur shumë afër fshatit Nevesnijes në Bosnjë Hercegovinë në orën 23:07.

“Sonte, më 22 prill 2022 në ora 23 e 7 minuta, sizmologët e Shërbimit Sizmologjik të Republikës së Kroacisë kanë regjistruar një tërmet  të madh në afërsi të Lubinjes në Bosnje dhe Hercegovinë. Magnituda e tërmetit ishte 6.1 ballë të shkallës Rihter dhe intensiteti në epiqendër. të shkallës VIII EMS. Nuk kemi ende raport për dëme në territorin e Kroacisë”, thuhet në njoftimin në faqen e tyre. 

(Kosova Sot Online )