Këto rrugë të kryeqytetit do të jenë njëkahëshe sot dhe nesër

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 08:59
Këto rrugë të kryeqytetit do të jenë njëkahëshe sot dhe nesër

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot dhe nesër do të testojnë shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura.

Sipas kryetarit të komunës, Perparim Rama njëra korsi do të jetë për vetura, kurse tjetra për shëtitje në këmbë dhe me biçikleta.

Në njoftim thuhet se gjatë gjithë vikendit rrugët do të jenë krejtësisht njëkahëshe.

Këto janë rrugët që do të testohen në qarkore njëkahëshe.

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

Image

(Kosova Sot Online )