Kolona të gjata në kufi: Kaq janë pritjet në Merdare dhe në pikat tjera

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 12:34
Kolona të gjata në kufi: Kaq janë pritjet në Merdare dhe në pikat tjera

Kolona të gjata prej mijëra metra dhe pritje deri në tri orë janë raportuar në pikën kufitare në Merdare, njofton Ministria e Punëve të Brendshme

Në njoftimin e kësaj ministrie, kolona e automjeteve është mbi 1500 metra e gjatë, ndërsa pritjet për të hyrë në territorin e shtetit fqinj Serbisë po zgjasin deri në tri orë.

Javën e fundit është vërejtur fluks i shtuar i shumë mërgimtarëve të cilët kishin ardhë në Kosovë, pasi që kjo javë ishte e mbushur me ditë të festave, pasi që besimtarët krishterë festuan Pashkët Katolike dhe Ortodokse, dhe për këtë arsye në shumë vende europiane po ashtu në Kosovë, këto janë festa zyrtare, rrjedhimisht dhe ditë pushimi.

Pika në Merdare mbetët më e ngarkuara, ndërsa autoritetet serbe nuk kanë dhënë sqarime publike se përse po procesojnë kaq ngadalë me legjitimimin e qytetarëve të Kosovës që hyjnë në Serbi.

Sistematikisht në sezone të pushimeve vjetore raportohet për kolona të gjata në pikat kufitare që ndajnë Kosovën me Serbinë, pritjet më të mëdha ndodhin te pikë kalimi Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

(Kosova Sot Online)