Ismaili: Afera e “Kartelit të Rrymës” ka depërtuar në majet më të larta të institucioneve dhe të partisë në pushtet

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 15:30
Ismaili: Afera e “Kartelit të Rrymës” ka depërtuar në majet më të larta të institucioneve dhe të partisë në pushtet

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, e ka quajtur “Kartel të Rrymës” shitblerjen e rrymës nga qeveria me kompanitë serbe të energjisë ku janë shpenzuar rreth 100 milionë euro, term ky që përdoret për shitblerjen e drogës nga kartelet e drogës.

Ismaili në konferencë për media, tha se raportimet financiare të kompanive serbe nga shitblerja e rrymës duket se janë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv.

“Raportimet e shumta për përfitimet financiare të kompanive të Serbisë nga paratë e 100 milionëshit duket se janë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv ku miliona euro të qytetarëve tanë janë shpërndarë në transaksione të kompanive në Serbi, e për më keq ka dyshime të mëdha edhe për transaksione në xhirollogari ruse”, ka deklaruar Ismaili.

(Kosova Sot Online)