Bie në prangat e Policisë hajni i veturave në Prizren

  • A.P /
  • 24 April 2022 - 16:56
Bie në prangat e Policisë hajni i veturave në Prizren

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, në rrugën “Shotë Galica” në Prizren, ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Atje një 31-vjeçar ka raportuar në Polici se një person ia ka thyer veturën e tipit “Golf 7” dhe ia ka vjedhur.

I dyshuari që është shtetas i Shqipërisë, më pas është vërejtur në rrugën “Ekrem Rexha” nga njësitet policore dhe pas kontrollit atij i janë gjetur gjëra që dyshohet se janë vjedhur.

Gjatë intervistimit, i njëjti ka deklaruar se edhe tri vetura të tjera i ka thyer dhe vjedhur. Me të marrë këto informacione, Policia ka identifikuar lokacionet dhe i ka gjetur veturat e vjedhura.

Për thyerjen e veturave i dyshuari ka përdorur mjete si kaçavidë e dorëza, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar.

Në lidhje më këtë rast, Policia po punon në identifikimin e viktimave tjera, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor.


(Kosova Sot Online)