“Nuk ka me të lënë të gjallë”, 37-vjeçarja në Mitrovicë kërcënohet nga burri i saj me të cilin është ndarë

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 08:31
“Nuk ka me të lënë të gjallë”, 37-vjeçarja në Mitrovicë kërcënohet nga burri i saj me të cilin është ndarë

Në mesditën e të enjtes (21 prill) një grua në Mitrovicë ka raportuar në Polici se ka probleme me bashkëshortin, prej të cilit është ndarë që dy muaj.

Vjeçarja ka deklaruar se burri i saj e ka thirrë në telefon dhe i është drejtuar me fjalët: “Kam me të mbyt, nuk kam me të lënë të gjallë”.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Kanosje” dhe i dyshuari të lirohet.

Rasti nuk është iniciuar deri dje për shkak të hetimeve dhe derisa është hasur personi i dyshuar që të intervistohet.

(Kosova Sot Online)