Arrestohet serbi në Vërmicë, futi 5 euro në dokumentet e udhëtimit

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 09:44
Arrestohet serbi në Vërmicë, futi 5 euro në dokumentet e udhëtimit

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi në dokumentet e udhëtimit kishte futur kartëmonedhën prej 5 eurosh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHËNJE E RYSHFETIT /PKK- Vërmicë, 24.02.2022 – 15:25.  Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€ . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)