Pejë, i hedhin dy shishe molotov në oborr

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 10:31
Pejë, i hedhin dy shishe molotov në oborr

Një person ka bërë të ditur se oborrin e shtëpisë së tij në Pejë ishin hedhur dy shishe të mbushura me lëndë djegëse nga persona të panjohur.

Në raportin e policisë thuhet se njëra nga shishet e hedhura ishte e ndezur, por se ishte fikur nga djali i pronarit të shtëpisë.

Nuk është raportuar për persona të lënduar dhe për dëme materiale.

(Kosova Sot Online)