Vdes ish-gardiani i Shërbimit Korrektues të Kosovës nga Peja

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 10:43
Vdes ish-gardiani i Shërbimit Korrektues të Kosovës nga Peja

Pak orë më parë, ka ndërruar jetë ish-gardiani i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Faruk Lajqi nga fshati Treboviq i Pejës.

Rastin e kanë bërë të ditur banorët e fshatit në fjalë, me anë të faqes së tyre.

“Ka ndërruar jetë pak momente më parë Faruk Lajqi ( ish gardian ). Koha për ceremoninë e varrimit ende nuk është caktuar, por për çdo gjë do të ju informojmë më kohë. Ngushëllime familjes Lajqi”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)