Pasuria e Ganimete Musliut/Apartamentit ‘misterioz’ nuk dihet vlera e tij – kjo është kredia anonime!

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 12:38
Pasuria e Ganimete Musliut/Apartamentit ‘misterioz’ nuk dihet vlera e tij – kjo është kredia anonime!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu është një nga figurat më të përfolura politike, shkaku i deklaratave të saj.

Së fundi, Musliu u kritikuar shumë pasi doli kundër fondit të sigurisë për Ushtrinë e Kosovës.

Mirëpo, derisa Musliu po kundërshton që të ndihmohet financiarisht ushtria e vendit tonë, në këtë kohë ku siguria botërore është vënë në rrezik nga lufta në Ukrainë, t’i hedhim një sy pasurisë së deputetës së PDK-së.

Në Agjencinë kundër korrupsionit (AKK), Musliu ka deklaruar pasurinë e saj, në të cilën ka deklaruar një veturë të tipit ‘Sean Arona’ në vlerë mbi 14 mijë euro, derisa nuk ka treguar se sa vlen banesa e saj prej 80 metra katror, përcjell “Bota sot”.

Ajo çka bie në sy janë edhe katër kreditë e saj, ku si fillim është bashkëkredimarrëse e një kredi në vlerë prej 48 mijë euro, kredia tjetër është për nevoja personal në vlerë mb 21 mijë euro, kredia për veturë është mbi 14 mijë euro dhe kredinë për apartament nuk e ka deklaruar.

Derisa, Musliu ka deklaruar se ka të hyrja vjetore vetëm prej rrogës së saj si deputete e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)