Vjedhje e rëndë në Spitalin e Gjilanit, arrestohen 3 të dyshuar

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 09:22
Vjedhje e rëndë në Spitalin e Gjilanit, arrestohen 3 të dyshuar

Policia njofton se në hapësirat e jashtme të Spitalit Rajonal të Gjilanit, persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, një shtetas i Shqipërisë dhe dy kosovarë.

Të tre me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ushtria e Kadyrovit publikon pamje në TikTok, mediat në Ukrainë tallen me …

Vjedhja ka ndodhur më 28 mars, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë dje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)