Humb jetën fermeri në Roskovec, ra në vaskat e peshkut

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 12:28
Humb jetën fermeri në Roskovec, ra në vaskat e peshkut

Një fermer ka humbur jetën paraditen e sotme në vendin e quajtuyr “Vaskat e peshkut” në Roskovec.

Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet bujqësor pranë këtyre vaskave, por për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka rënë aty duke u mbytur.

Njoftimi i policisë

Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)