Detaje nga aksioni në veri: Dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Polici

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 14:46
Detaje nga aksioni në veri: Dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Polici

Dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale, në aksionin e zhvilluar sot në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se bastisje është kryer në një lokacion.

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë,  konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, tha Kelani.

(Kosova Sot Online)