LDK: Vetëvendosje po e fsheh të vërtetën për 120 milionë eurot e energjisë

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 15:43
LDK: Vetëvendosje po e fsheh të vërtetën për 120 milionë eurot e energjisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Vetëvendosje me refuzimin që po i bën krijimit të Komisionit Hetimor parlamentar po e fsheh të vërtetën për subvencionimin e energjisë.

Përmes një postimi në Facebook, LDK thotë se do t’i shfrytëzojë të gjitha rrugët politike e juridike për zbardhjen e të vërtetës.

“Refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës. Dhënia e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë. Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

(Kosova Sot Online)