'Viva Fresh Store' mashtron konsumatorët: Produkti nga 69 cent në stok faturohet në 99 te arka!

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 16:16
'Viva Fresh Store' mashtron konsumatorët: Produkti nga 69 cent në stok faturohet në 99  te arka!

Në disa nga qëndrat tregtare më të mëdha në Kosovë po vazhdojnë mashtrimet me çmime të artikujve, në këtë rast është "Viva fresh store", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një fotografi të dërguar nga një lexues shihet qartë se në stok çmimi i produktit është 69 cent derisa i njejti produkt te arka konsumatorit ju faturohet me çmim 99 cent.


Mashtrimi i ‘Viva Fresh-it’ me çmime në këtë rast  është i madh pasi që çmimi me të cilin konsuamtorët mendojnë të blejnë produktin në fjalë në arkë iu kushton për 30% më shumë.

Tanimë  është bërë e zakonshme mashtrimi për konsumatoret nga kjo qendër tregtare, pasi që ankesa për mashtrime nga ‘Viva Fresh Store’ dhe jo vetëm ka shpeshherë.

(Kosova Sot Online)