Kompanisë së Martin Berishajt i bllokohen xhirollogaritë në Mal të Zi

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 20:11
Kompanisë së Martin Berishajt i bllokohen xhirollogaritë në Mal të Zi

Kompanisë “MB Consluting” të ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Beruishaj, për të cilin u raportua për përfshirje në një skandal financiar në Slloveni, i janë bllokuar xhirollogaritë në Mal të Zi.

Qarkullimi i kompanisë ishte qindra mijëra eurosh gjate viteve 2019 dhe 2020, por në fund i mbeti borxh Administratës Tatimore në shtetin malaziaz

Mbi 600 mijë euro nga kompania GEN-I, dega ne Beograd ishin transferuar te firma “MB Consulting”, pronë e ambasadorit kosovar ne Kroaci.

Mbi 600 mijë euro nga kompania GEN-I, dega ne Beograd ishin transferuar te firma “MB Consulting”, pronë e ambasadorit kosovar ne Kroaci.

Televizioni Planet TV raportoi se ato ishin dhënë për te ndikuar ne procesin zgjedhor ne Slloveni.

Deri tash Ambasadori Berishaj ka mohuar këtë pjese por nuk ka treguar se perse u pagua nga GEN-I Beograd, dhe se pse i tërhoqi ato para dhe ku i dërgoi ato.

(Kosova Sot Online)