Ambasadori gjerman dënon sulmin mbi policinë e Kosovës në veri, e quan “të neveritshëm”

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 20:45
Ambasadori gjerman dënon sulmin mbi policinë e Kosovës në veri, e quan “të neveritshëm”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri.

Ai ka ofruar mbështetje të plotë për forcat e rendit teksa ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë.  

“E dënojmë sulmin e pestë të neveritshëm mbi Policinë e Kosovës në vetëm pak javë. Mbështetje të plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

(Kosova Sot Online)