Putin thotë se ka lexuar vendimin e GJND’së për pavarësinë e Kosovës

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 20:56
Putin thotë se ka lexuar vendimin e GJND’së për pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, edhe një herë ka përmendur Kosovën. Këtë herë në takim me shefin e OKB’së, Antonio Guterres në Moskë. I pari i Kremlinit tha se e ka lexuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Rusia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, por shefi i këtij shteti nuk e ka problem ta përmend një gjë të tillë, kur mendon se i përshtatet interesave të tyre.

Personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë në vendim ku thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë”, citohet të ketë thënë Putin.

Putin ka deklaruar se Luhansku dhe Donetsku, kanë të njëjtën të drejtë porsi Kosova, pasi që sipas tij, tashmë është krijuar një precedent.

(Kosova Sot Online)