Donfried flet për qëndrimin e Serbisë ndaj pushtimit të Ukrainës, falënderon Kosovën

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 21:00
Donfried flet për qëndrimin e Serbisë ndaj pushtimit të Ukrainës, falënderon Kosovën

Karen Donfried, Ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje Europiane dhe të Eurazisë, ka komentuar qëndrimet e Beogradit zyrtar ndaj nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në një intervistë për Televizionin 7, Donfried tha se kjo luftë “po ndryshon dinamikën këtu”.

Donfried tha se vlerësojnë qëndrimin e Kosovës kundrejt luftës në Ukrainë, por thotë se kanë parë edhe ndryshim në qëndrimin e Serbisë kundrejt Rusisë.

Mendoj se ndoshta është më së miri që Serbia të përgjigjet për motivimet e saj, por do ta them se në kontekst të luftës në Ukrainë, e pamë se Serbia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së u ngrit dhe e dënoi pushtimin rus të Ukrainës. Gjithashtu, kemi parë Serbia kërkoi tërheqjen e Rusisë. Pra, mendoj se kemi parë ndryshim në qëndrimin e Serbisë dhe po ashtu dëshiroj të them se sa shumë ne, në Shtetet e Bashkuara, e çmojmë qëndrimin shumë të qartë të Kosovës për Ukrainën”, tha ajo.

Ajo jo vetëm që dënoi luftën, por hapi dyert për ukrainasit, përfshirë gazetarët, si dhe zbatoi sanksionet e vëna. Pra, mendoj se konteksti gjeopolitik, lufta e Rusisë kundër Ukrainës po e ndryshon dinamikën këtu”, theksoi Donfried.

(Kosova Sot Online