Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrokulliset vetura

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 09:59
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrokulliset vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kyçja në drejtim të Prishtinës nga Suhareka, raporton një lexues i medias nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë tri vetura të Policisë së Kosovës, teksa nga pamjet e dërguara shihet një veturë e rrokullisur.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Nuk dihen shkaqet e aksidentit.

(Kosova Sot Online)