Osmani e Kurti në funeralin e Albright, Presidenti Biden mban fjalimin mortor

  • G.G /
  • 27 April 2022 - 12:38
Osmani e Kurti në funeralin e Albright, Presidenti Biden mban fjalimin mortor

Demokratë të shquar, miqtë dhe familjarë të Madeleine Albright do të mblidhen sot në Katedralen Kombëtare të Washingtonit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gruas që kishte qenë Sekretare e Shtetit, e cila kishte mbërritur në SHBA si një vajzë e re nga Çekosllovakia e shkatërruar nga lufta, përpara se të bëhej një diplomate e njohur dhe një ikonë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mbajë eulogjinë për Albright e cila ka vdekur më 23 mars në moshën 84 vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe ish-presidenti Bill Clinton, i cili edhe e kishte emëruar Albrightin si sekretare të shtetit në vitin 1996 dhe ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, të cilët do të flasin në funeral, bashkë me tre vajzat e Albright.

Në këtë ceremoni mortore pritet të marrin pjesë 1 mijë e 400 persona, përfshirë ish-presidentin Barack Obama, Michelle Obama, zëvendëspresidenti Al Gore dhe ish-sekretarja e shtetit Condoleezza Rice.

Nga Kosova, në ceremoninë e varrimit të Albright do të marrin pjesë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe anëtari i LDK-së i cili vepron në SHBA, Faton Bislimi.

Admiruesit e Albright e kujtojnë atë si një kampione të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe paqes.

(Kosova Sot Online)