Deputeti i partisë së kryeministrit Johnson kapet duke shikuar pornografi në telefonin celular

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 14:25
Deputeti i partisë së kryeministrit Johnson kapet duke shikuar pornografi në telefonin celular

Shefi mbikëqyrës i partisë konservatore në Britaninë e Madhe është duke i hetuar raportimet se një deputet i kësaj partie është kapur duke shikuar filma pornografikë në telefon gjatë një seance në parlament.

Zyra mbikëqyrëse e partisë konservatore ka deklaruar se “shefi mbikëqyrës është duke punuar në këtë çështje” në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

“Kjo sjellje është totalisht e papranueshme dhe do të merren veprime”, thuhet në deklaratë, shkruan SkyNews.

Besohet se akuza është bërë gjatë një takimi të grupit të grave deputete konservatore.

Në takim thuhet se kanë qenë të pranishme rreth 50 deri në 60 deputete konservatore.

Sky News kupton se dy individë të pranishëm i thanë shefit mbikëqyrës të partisë konservatore Chris Heaton-Harris se si kishin parë një deputet duke shikuar pornografi parlament ashtu edhe në një komision.

Tabloidet britanike The Sun dhe Daily Mirror raportuan se deputeti konzervator  po shikonte pornografi në një telefon celular ndërsa ishte ulur pranë një ministreje femër.

(Kosova Sot Online)