13 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 15:09
 13 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 13 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

27 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.708 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454.

Në total numri i rasteve aktive është 412.

(Kosova Sot Online)