Ndryshon moti, parashikimi për sot dhe ditët në vijim

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 08:12
Ndryshon moti, parashikimi për sot dhe ditët në vijim

Të enjten më freskët, orëve të mëngjesit mundësi për riga lokale shiu.  Të premten dhe në fundjavë vransira e diell, të dielen me kushte për reshje lokale shiu.

Nga dita e premte mbete mot i ndryshueshëm, me vransira por edhe intervale me diell, e përreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu.  Ditën e diel dhe të hënë, paraqiten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, orëve të pasdites.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

Datat:

28.04 – Më freskët, në mëngjes vransira e mundësi për riga lokale shiu.  Ditën do të ketë edhe intervale me diell.

29.04 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell.  Rreth viseve malore pasdites mundësi për riga lokale shiu.

30.04 – Pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe shiu përreth viseve malore gjatë pasdites.

1.05 – Ndryshueshëm, me diell e vransira.  Pasdite me mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

2.05 – Kryesisht me vransira, gjatë ditës me kushte edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet pasi zbresin në 16C të enjten, më pas me një trend të rritjes deri në 18C e 19C në fundjavë.

Era frynë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, të enjten edhe mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike në rritje edhe mbi vlera mesatare, e në fillim të javës në rënie.

(Kosova Sot Online)