Fëmija 2-vjeç bie nga dritarja e restoranit gjatë iftarit në Prizren, dërgohet në QKUK

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 11:29
Fëmija 2-vjeç bie nga dritarja e restoranit gjatë iftarit në Prizren, dërgohet në QKUK

Një fëmijë 2-vjeç po trajtohet në QKUK për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga rënia e dritares në një restorant në Prizren, mbrëmë gjatë kohës së iftarit.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale në Prizren.

Ai tha se rasti është trajtuar si lëndim aksidental, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme.

“Rasti është trajtu si lëndim aksidental. Gjatë kohës së iftarit ka ra dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve. Rasti ka ndodh në Prizren dhe njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Fëmija është 2-vjeç”, tha Gashi 

(Kosova Sot Online)