Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 13:18
Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Policia e Kosovës ka arrestuar sot mësuesin 70-vjeçar nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po ju konfirmojë se i dyshuari F K është arrestuar dhe shoqëruar ne polici, i njëjti me vendim të Prokurorit te shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal”, tha Gashi.

70-vjecari nga Prizreni, ish-mësues i një shkolle fillore, u zbulua si i dyshuar për pedeofili, nga një emision në mediat në Shqipëri, kur një gazetare nisi të shkruaj me të në rrjetet sociale, duke iu paraqitur si e mitur.

(Kosova Sot Online)