Danijela Gjuroviq zgjedhet kryetare e Kuvendit në Mal të Zi

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 15:25
Danijela Gjuroviq zgjedhet kryetare e Kuvendit në Mal të Zi

Danijela Gjuroviq është kryetarja e re e Parlamentit të Malit të Zi.

Parlamenti malazez përmes një votimi të fshehtë zgjodhi deputeten nga Partia Popullore Socialiste Gjuroviq me 45 vota pro dhe tri kundër.

Pas zgjedhjes, Gjuroviq tha se asaj i është bërë nder i madh që një grua mori këtë pozitë pas gati dy dekadash.

Ajo tha gjithashtu se është e bindur se të gjithë së bashku do të gjejnë forcën për të kapërcyer “ndarjet e rrënjosura thellë në shoqëri”.

Gjuroviq ishte e vetmja e propozuar për postin e kryeparlamentres, shkruan Vijesti.me.

Në këtë seancë të Kuvendit pritet të votohet qeveria e re e pakicës me në krye Dritan Abazoviqin. Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

(Kosova Sot Online)