Një britanik i vrarë në Ukrainë, një tjetër i zhdukur

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 20:18
Një britanik i vrarë në Ukrainë, një tjetër i zhdukur

Një qytetar britanik raportohet të ketë mbetur i vrarë ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur në Ukrainë.

“Mund të konfirmojmë se një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe ne po i ofrojmë mbështetjen e nevojshme familjes së tij. Një tjetër person rezulton i zhdukur, familjarëve të së cilit po ashtu po i ofrojmë mbështetje, ndërsa po kërkojmë me ngulm informacione të mëtejshme”, tha Zyra për Punët e Jashtme, pa dhënë detaje të tjera për atë që dy persona po bënin në Ukrainë.

Sky News shkruan se Sibley ishte veteran i forcave të armatosura britanike.

Qeveria britanike kishte këshilluar britanikët që të shmangnin çdolloj udhëtimi drejt Ukrainës që nga nisja e luftës në Shkurt. Ditët e para të luftës, Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se do të mbështeste individët nga Britania e Madhe që mund të duan të shkojnë në Ukrainë për të luftuar, por më vonë qeveria këshilloi kundër kësaj.

(Kosova Sot Online)