Tetë institucione bëhen bashkë për t’u marrë me qentë endacakë në Prishtinë

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 21:31
Tetë institucione bëhen bashkë për t’u marrë me qentë endacakë në Prishtinë

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është themeluar grupi punues për trajtimin e qenve endacakë në kryeqytet.

Rama tha se tetë institucione do të bëhen bashkë për t’u marrë me qentë endacakë, problem ky që tash e sa vite qytetarët po ballafaqohen me të.

“Grupi Punues do të përbëhet nga:1. Komuna e Prishtinës; 2. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL); 3. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR); 4. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë e Kosovës (AUVK); 5. Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK); 6. Policia e Kosovës (PK); 7. Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve (FDK); 8. Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)”, tha Rama.

Kujtojmë se muajt e fundit është rritur numri i sulmeve nga qentë endacakë në Prishtinë.


(Kosova Sot Online)