
Ky është 23 vjeçari Fazli Hoxha që u vra sonte në Klinë

Pas të shtënave me armë në Klinë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Personi që u vra sonte është Fazli Hoxha, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.
Dy prokurorë të shtetit në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtenave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha Nikçi.
Sipas burimeve i dyshuari kryesor është Agron Gashi nga fshati Sferkë.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.
(Kosova Sot Online)