Kurti reagon për zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër: Mezi pres të punojmë ngushtë

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 09:38
Kurti reagon për zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër: Mezi pres të punojmë ngushtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për zgjedhjen e Dritan Abazoviqit si i pari i Qeverisë në Mal të Zi.

Kurti me anë të një postimi në Twitter ka thënë se mezi pret që me Abazoviqin të punojë ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballet rajoni.

Postimi i plotë:

E përgëzoj nga zemra Dritan Abazoviqin, kryeministrin e parë të Malit të Zi nga komuniteti shqiptar. Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon.

(Kosova Sot Online)