Ndalohet një person në aeroportin “Adem Jashari”, kishte me vete 47 fishekë

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 10:17
Ndalohet një person në aeroportin “Adem Jashari”, kishte me vete 47 fishekë

Një person është ndaluar nga policia në aeroportin “Adem Jashari”.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari në valixhen e tij kishte poseduar një kuti me 47 fishekë cal 9mm.

Fishekët janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)